Kosova si Bosnja?!

Kosova mund të “bosnjëzohet”. Republika më e re në Ballkan mund të “ndahet më dysh”. Këtë fat mund tia “japë” Asocacioni i Komunave Serbe. E thonë media vendase, por edhe të huaja. Këto të parat ndoshta nuk janë aq të besueshme, por të dytat (mediat e huaja), duke qenë se e shohin realitetin “nga lart” janë më racionale dhe për rrjedhojë janë më të besueshme. 
 
“Bosnjëzimi” i Kosovës theksohet nga Lëvizja Vetëvendosje, akademiku i njohur Rexhep Qosja, si dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Server. Bosnja sot, e dalë nga luftë e rëndë në vitet e 90-ta është ndër republikat më të dobëta në Ballkan, e përcarë, me problem etnike dhe me vetë funksionimin e shtetit si njësi, që duhet të funksionojë në mënyrë unike në të gjithë territorin.
 
Ndarja e Bosnjës, ku një pjesë e mirë e saj i është dhënë edhe serbëve, fajtorë për luftën, vetëm sa e ka rrënuar, destabilizuar dhe e ka gjunjëzuar shtetin boshnjak. Bosnja ngjan tepër me Kosovën. Të dyja republikat kanë kaluar luftëra të përgjakshme. Në të dyja rastet fajtorë serbët. Këta të fundit (serbët) sikurse dhëmbëza janë futur në trupin e Bosnjës së brishtë dhe sot kërkojnë të hyjnë edhe brenda trupit të shtetit të Kosovës. 
 
“Bosnjëzimi” i Kosovës do të ishte fakt i rëndë, ndaj realitetit të pakompromistë të pavarësimit të shtetit më 2008. “Bosnjëzimi” i Kosovës është oreks i Serbisë për të gllabëruar sa të mundet. “Bosnjëzimi” i Kosovës është destabilitet për këtë shtet, në mos lëkundje e shkundje, sikundër është i tillë edhe për rajonin. “Bosnjëzimi” i Kosovës do të thotë triumf i politikës dinake serbe. Ndarja më dysh e një republike të mëvetësuar tanimë, vetëm sa e dobëson atë, e përcan dhe ia c’oienton të ardhmen. “Bosnjëzimi” i Kosovës do të ishte fatal!

Lajme të ngjashme

Back to top button