Shqiptari nuk e “han” turpin me bukë!

Shtrëngata e gjatë politike që ka kapluar Maqedoninë prej kaq kohësh, po bëhet për dikë  interesante, për dikë atraktive, për shumicën e shqiptarëve e shëmtuar. Aq më tepër duke llogaritur se “zhonglimin” dhe “driblimin” që partitë maqedone po mundohen ta  bëjnë me mendjen e shqiptarëve.

E gjithë kjo situatë është një ndërthurje veprimesh të kordinuara mirë të faktorit politik maqedon, opozitë dhe pozitë, dhe  disa faktorë opinionbërës shqiptarë, që falë shpirtshitësinë e tyre, lejuan faktorin politik maqedon të  gjejnë një hapësirë të madhe veprimi për realizimn e misionit të tyre kombëtar shekullor-shkatërrimin dhe defaktorizimin shqiptar-në shtetin multietnik të Maqedonisë.

Pasiqë për 20 vite pluralizëm politik, kasta politike maqedone tentuan që shqiptarët t’I nenvlerësojnë dhe konsiderojnë si popull I kategorisë inferior  , sot po shoh një ndryshim strategjie të tyre. Ata në maksimum gjatë gjithë periudhës së pluralizmit tentonin përçarjen dhe  krijimit të partive të vogla nga partitë e mëdha shqiptare me mbështetje popullore.

Që nga vitet ’90-ta , me paraqitjen e PPD-së(levizje kombëtare)  dhe pamundësisë për të ndaluar atë, sistemi I tyre ishte që të krijojnë fraksione, me njerëz dhe figura të tyre, të cilët do të luanin me ndjenjat e popullatës duke përdorur retorike ideale , dhe pastaj të kalojnë në krijim të një partie. Kjo stratëgji pati sukses për atë kohë! Me te njëjtën strategji ata u munduan edhe pas 2001-t të veprojnë. Gjithashtu edhe nga BDI-dolën shumë parti. Mirëpo këtë herë suksesin nuk e arritën .  BDI si lëvizje tjetër popullore, e dalë nga struktura idealistësh dhe misionarësh dekador, nuk mposhtej dot.

Duke mos hequr dorë nga strategjia e tyre e vjetër e përcarjes dhe defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni, ata sot kanë hyrë edhe më thellë! Sot ata , me ndihmën e disa shqiptarëve, po tentojnë të futen në elektoratin shqiptar. Të gjithë liderët politik maqedonë i shoh duke u brengosur më shumë për shqiptarët se sa për elektoratin e tyre.

Sot të gjitha mediumet maqedone më shumë shkruajnë për shqiptarët, thërrasin ca klouna shqiptar nëpër emisione, të ashtuquajtur analistë politik dhe që ua nxjerrin mbathjet, thuajse u interesuaka shumë mirëqenia e shqiptarëve. Sot mediumet maqedone me paskrupullsi nxjerrin lajmin e shpifur në ora 10:00 të mëngjesit ,se Hazbi Lika dhe Ali Ahmeti qenkan grindur në mbeldhje të kryesisë , ndërsa mbledhja e kryesisë mbahej në ora 15:oo, ndërsa  portalet dhe mediumet servis të tyre në gjuhën shqipe , më me zell se ato, publikojnë lajmin duke shtuar shpifjen dhe arrogancën.  Sot paraqitet një nga nga njërëzit më antishqiptar në Ballkan, Sllobodan Boguevski, i cili njihet për misionin e tij famkeq të shkatërrimit të PPD-së, jep një deklaratë të pabazuar në asnjë fakt,me gojëdhëna, për ndonjë aferë korruptive të disa udhëheqësave të BDI-së, ndërsa disa nga ne e marrin si të mirëqenë, e proklamojnë dhe bëhemi pjesë e misionit të tyre. Sot i gjithë arsenali mediatik maqedon nga Shkupi e disa nga Sërbia, kanë marrë aksionin e tyrë të ndyrë, duke shpifur, falcifikuar dëshmi  dhe  shantazhuar njerëzit më të rëndësishëm dhe më të denjë të skenës politike shqiptare në Maqedoni.

Sot ndodhin dhe në të ardhem do të ndodhin shumë gjera. Gjer në zgjedhjet e ardheshme parlamentare ne do të jemi dëshmitarë të një fushate aggressive të të gjithë faktorit shoqëror maqedon,  të mirëkordinuar nga qarqet e kontrollit të tyre, me fryme opozitare dhe pozitare, për devalvimin e vlerave kombëtare shqiptare, defaktorizimin e tyre  dhe me tendencë për  krijimin e të ashtuquajturës Bashkim Vëllazërim, dhe  fati I shqiptarëve të jetë eksluzivitet I tyre.

Nga gjithë kjo që ndodh, a ka shqiptarë që do t’I besontë demagogjitë dhe “lotët e krokodilit” që ata nxjerrin për shqiptarët? A ka shqiptarë , përvec se çiftat e Edmond Ademit , që do ta besonte LSDM-në dhe VMRO-në se ata paskan përkushtim më të madh për ta se bijtë e tyre në partitë shqiptare? A do të  besonte ndonjë shqiptar ata, që sot kanë lënë anash luftën e ashpër VMRO-LSDM  duke iu përkushtuar luftës me BDI-në,  se ata nuk janë po të njëjtët që kanë bërë krimet më makabre ndaj shqiptarëve para dhe gjatë 2001-t?

Shumë energji!!! Po pse? A e logjikojmë këtë? A jemi në gjedje të logjikojmë se misioni I tyre shekullor është : Shaktërrimi I cdo indi shqiptar?!

Nuk e di se do të ketë shqiptar që do ti hajë këta ‘gjellë të helmuara” që dikush po I servir të pregatitura në kuzhinat  që tradicionalisht helmuese për shqiptarët! Një gjë duhet të gjithë ta dine, edhe ata që mundohen të manipulojnë edhe at shqiptarë që janë bërë mjet manipulimi se:
Shqiptarët janë më të mençur edhe se vetë ata , edhe se vetë politikanët e tyre, edhe se vetë analistët e opinionistët. Ata dinë mirë ta mendojnë se pse  sulmohet BDI në këtë farë feje, duke shpifur, falcifikuar shpifje, dosje…. Ata dinë ta vlerësojnë se kush është “fera në sy” e mentalitetit  etnocentrik maqedon. Shqiptarët , në rastin më të keq mund t’i bojkotojnë zgjedhjet,ndërsa  në rastin më të mirë do të dalin dhe votojnë djemtë e tyre, sepse shqiptari i vërtetë, jo i shitur dhe patriot, s’e” hanë” turpin me bukë,sic po e hanë një numër I vogël shqiptarçinjash zaevian e gruevistë…!

Lajme të ngjashme

Back to top button