PPD: S’kemi çfarë të festojmë 8 shtatorin

Partia për Prosperitet Demokratik, vlerëson se Maqedonia edhe pas 24 viteve të Pavarësisë, vazhdon të injorojë barazinë e një populli të tërë. PPD-ja, që moti e ka kërkuar këtë barazi dhe ka kundërshtuar në forma të ndryshme. Deputetët e PPD , më 1991 nuk e votuan Kushtetutën e Maqedonisë.Nenet diskriminuese të sajë në mënyrën më të ashpër u atakuan me argumente politike dhe historike, thonë nga kjo parti.

“Mbi dy decenie të pavarësisë vendi në shumë segmente, jo vetëm që ka mbetur në status quo, por shumë procese edhe janë kthyer prapa. PPD-ja, me kohë po ashtu ka nënvizuar se edhe pas 2001-it , ka probleme, keqinterpretime dhe zvaritje serioze lidhur me implementimin e Marëveshjes së Ohrit.
Statusi juridiko-politik i shqiptarëve nuk është definuar, andaj edhe barazia për shqiptarët dhe etnitetet e tjera jomaqedonase është e munguar.
Fatkeqësisht, decenien e fundit ,qeveria rënoi me vetëdije ,procesin e integrimit të vendit në BE dhe në NATO. Nuk u zgjodh kontesti i kahmotshëm me shtetin fqinjë Greqinë, dhe as nuk u balansuan keqkuptimet me Bullgarinë . Shfaqi keqkuptime edhe me Republikën e Kosovës në disa segmente.”thonë nga kjo parti.

PPD-ja me keqardhje konstaton se sot Maqedonia është vendi ku në mënyrë serioze thyhen të drejtat e njeriut.Vendi i rangohet ndër të parët ku seriozisht është i cënuar funksionimi i mediave të  pavarura.

“Në vend nuk ka sundim të së drejtës dhe funksionim të shtetit ligjor. Qeveria ngarkoi vendin me borxh të jashtëm me shuma maramendëse dhe me norma të larta të interesit, në raport astronomik me bruto prodhimin vendor. Maqedonia ka shkallën më të lartë të varfërisë në Evropë dhe sistem të drejtësisë e institucione skajmshmërisht të politizuara dhe të partizuara.”thonë nga kjo parti.

PPD-ja, poashtu konstaton se pas kaq vitesh pavarësi, Maqedonia u bë shtet i kapur nga pushtetarë shpërdorues.

Qeveria u demistifikua me aferën e përgjimeve,dhe për këtë,ne e shohim si jolegjitime dhe qeveri abuzuese për interesa kriminale të konjukturave partiake në pushtet. Kjo aferë rangohet ndër më skandalozet në Evropën juglindore.Mbase ka edhe shumë të tjera të cilat pritet të zbardhen pas krizës aktuale.
Dhe më në fund, të gjitha këta shpërdorime të lartëpërmendura,rezultuan me shfaqjen e krizës më të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë së vendit. Ajo pritet të zgjidhet sipas marëveshjes së “Përzhinos” por si duket akoma nuk shihet drita në tunelin e erët, në të cilën e kan futur vendin protagonistët në qeveri. Andaj, PPD-ja vlerëson se , një popull që akoma ndjehet i diskriminuar dhe i pabarabartë në këtë shtet, nuk ka pse të jetë i motivuar për ta festuar dhe shënuar këtë datë të pavarësisë.”thonë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button