Davutoglu përlotet në varrimin e ushtarëve të vrarë

Ashtu siç 100 vjet më parë luftuam krah për krah edhe sot duhet të tregojmë vendosmërinë tonë. Le të tregojmë unitetin dhe bashkimin tonë dhe të mbajmë kokat tona ngritur, ka deklaruar kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në ceremoninë e mbajtur në qytetin Van me rastin e lamtumirës së fundit të ushtarëve turq të vrarë në sulmin terrorist, më 6 shtator, në Yuksekova në provincën juglindore Hakkari.

Kryeministri turk, i cili nuk ia doli të fshehë lotët, shprehu mesazhe ngushëllimi familjeve të ushtarëve të vrarë, dhe tha se qytetarët e Turqisë duhet të qëndrojnë me kokë të ngritur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam i sigurt se këta ushtarë, do të thonin tani ‘mbani kokat tuaja lartë’. Me siguri se do të thonin ‘ne jemi nipërit e atyre të cilët në këto trevat kanë dhënë jetët e tyre për të mbrojtur flamurin, fenë, ezanin, Kur’anin, atdheun dhe popullin. Prandaj, mbani kokat tuaja ngritur'”, ka thënë Davutoğlu.

Ai vuri në dukje se “ky vend ka parë heronj të shumtë, por njëjtë ashtu ka parë dhe shumë tradhtarë.”

Davutoğlu theksoi se shumë tradhtarë në të kaluarën kanë bashkëpunuar me qendrat e huaja “në mënyrë që të shuajnë ezanin dhe të ulin flamurin e këtij vendi”.

“Ashtu siç 100 vjet më parë, në kohën e luftës për pavarësi, ishim krah për krah edhe sot jemi në një situatë që krah për krah të luftojmë kundër grupeve që janë pion të disa qendrave të huaja”, porositi kryeministri Davutoğlu, duke shtuar se ushtarë turq luftojnë trimërisht kundër grupeve terroriste të cilët dëshirojnë derdhjen e gjakut.

Ai tha se ushtarëve u janë vendosur kurthe dhe se ata që i vranë nuk kishin guximin që “para tyre të dalin si meshkuj të vërtetë”.

Sipas tij, grupet që i vranë ushtarët turq duan që në çdo pjesë të Turqisë të prodhojnë konflikte turko-kurde.

” Ashtu siç 100 vjet më parë luftuam krah për krah edhe sot duhet të tregojmë vendosmërinë tonë në këtë drejtim. Le të tregojmë unitetin dhe bashkimin tonë dhe të mbajmë kokat tona ngritur. Çfarëdo orientimi politik dhe çfarëdo rrënje të kemi. Çfarëdo ideologji të pranojmë, duhet të jemi krah për krah kundër këtyre krimeve tradhtare. Sot nuk është ditë e zemërimit, urrejtjes, akuzave të ndërsjella, dhe as ditë e akuzave në bazë të lajmeve të rreme dhe të pabaza. Sot është dita e vëllazërisë dhe dita e sakrifikimit. Pasi që dëshmorët (ushtarët) sakrifikuan jetët e tyre, neve na mbetet që egon ta lëmë anash, dhe të tregojmë vendosmërinë tonë dhe dëshirën për punë të përbashkët për të ardhmen e këtij vendi”, ka porositur Davutoğlu.

Përveç kryeministrit Davutoğlu, në ceremoninë e varrimit në Van morën pjesë Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus, ministri i Mbrojtjes, Vecdi Gonul, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, Kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez dhe zyrtarë të tjerë.

Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në rrugën Daglica-Yuksekova kanë aktivizuar të dielen mjete shpërthyese në momentin kur kalonin dy automjete të blinduara të policisë. Në këtë sulm humbën jetën 16 ushtarë turk, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button