E doni fëmijën tuaj padyshim, por mësohuni si të mos e llastoni atë

Dashuria juaj për fëmijën nuk njeh limit, por, nëse dëshironi të rrisni fëmijë me sjellje të mira duhet të caktoni disa rregulla dhe kufinj. Ndiqni këshillat e mëposhtme se si të mos lejoni që fëmija të llastohet

1.Caktoni limite që qarta dhe të sakta

Bëjani të qartë fëmijës limitet që më vonë të mos keni telashe. Pra në vend se të thoni “në rregull mund të hash një biskotë”, thuaj “mund të hash një biskotë, por vetëm një, mos më kërko më shumë”

2.Mbani limitet pa marrë parasysh rrethanat

Ku i thoni fëmijës se do hajë vetëm një biskotë mos i jepni një të dytë edhe nëse ai bërtet në kupë të zërit. Ndoshta edhe një biskotë nuk i bën shumë dëm, por, a dëshiron që ai të dyshojë në kufijtë që ju caktoni dhe të mundohet të ju thyej ato vazhdimisht?

3.Mos blini gjithçka që fëmija do

Nëse fëmija merr gjithçka që dëshiron ai fillon të mos vlerësojë gjërat që posedon. Nëse dëshironi që ai të mos bëhet i pabindur mësojeni se ai nuk mund të blejë gjithçka që dëshiron dhe se paratë duhet kursyer

4.Bëhuni shembull

Fëmijët dëshirojnë të bëhen sikur ne, ata vëzhgojnë çfarë ne bëjmë dhe themi dhe imitojnë këtë. Prandaj, ju me sjelljet tuaja, duhet të bëheni modeli i fëmijës tuaj

5.Diskutoni me fëmijën

Diskutoni me fëmijën për rëndësinë e të qenit i dëgjueshëm dhe mirënjohës. Tregoni atij që ju dëshironi më të mirën për të prandaj dhe duhet të ju bindet.

6.Sqaroni arsyet tuaja

Kur caktoni limite bëni të qarta arsyet se përse po e vendosni atë limit p.sh “Nuk mund të hash më shumë se një biskotë sepse sheqeri është i dëmshëm për shëndetin dhe do të fillojnë të dhëmbin dhëmbët”

7.Mësoni mirënjohjen

Mësoni që fëmija juaj të jetë mirënjohës për çdo dhuratë. Nëse ai nuk tregon mirënjohje merreni sërish dhuratën dhe kështu i mësoni që të jetë mirënjohës herën tjetër

Lajme të ngjashme

Back to top button