Femra, provoni keto ushqime bukurie

Ushqimet që përmbajnë anti-oksidant dhe anti-inflamacionet janë thelbësore për lëkurë rinore. Këto janë disa nga ushqimet që konsiderohen si ushqimet e bukurisë:

Mushmollat

Janë burimi më i mirë me anti-oksidant, si dhe janë shumë të dobishme për shëndetin njerëzor. Përveç  kësaj ato janë një frut shumë i shijshëm që nga korriku deri në shtator.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë të mbushura me vitamina dhe është fruti përfekt për lëkurën tuaj. Por veçmas si përbërës në krijimin e recetave magjike për lëkurën tuaj, ato janë një frut i shijshëm për t’u ngrënë thjeshtë, edhe për të përgatitur torta magjepse.

Molla

Mos i hiqni asnjëherë lëkurën mollës, harroni fjalët e mamasë që ju ka thënë deri më tani të heqni lëkurën. Lëkura e mollës përmban cetin, një anti-oksidant i fuqishëm që ju mbron nga kanceri i lëkurës. Mollat janë një burim i mirë fibrash, të cilat ju bëjnë të ndjeheni e ngopur për disa orë të mira.

Arrat

Arrat e të gjitha llojeve përmbajnë yndyrë të shëndoshë 3-omega dhe sigurisht që lëkura juaj ka veç efekt pozitiv nga ky lloj fruti.

Perimet

Perimet, si sallatat jeshile janë të pasura me potasium të cilat e bëjnë lëkurën tuaj të duket rrezëllitëse. Gjethet e bukura jeshile janë të pasura me anti-oksidant të cilët e ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojë kunder dëmtimeve që shkaktojnë rrezet e diellit, rrudhat dhe kanceri i lëkurës.

Ushqimi i detit

Salmoni dhe toni janë të njohur për yndyrën e tyre të shëndetshme 3-omega acide dhe këto përbërës e ndihmojnë lëkurën që të jetë e shëndetshme si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.

Çaji

Çaji është një burim i madh me anti-oksidant i cili lufton radikalet e lira dhe ka efekt kundër rrudhave që gjenden në lëkurë, duke i paksuar ato.

Çokollata

Çokollata është përbërësi më i mirë me anti-oksidant për të gjithë ato që dëshirojnë të eliminojnë prezencën e rrudhave në fytyrë. Çokollata përmban edhe përmirësues humori që është penylethylamine. Kështu, nuk është aspak imagjinatë mendimi që kur hani çokollatë ndjeheni të gëzuar, në fakt ai është efekt i vërtetë i çokollatës. Por, ju këshillojmë të mos e tejkaloni sasinë e duhur të konsumimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button