Çfarë të pyetni veten para se të vendosni të ndaheni

Dashuria vjen në jetën tuaj pa e kërkuar, pa u munduar fare, mirëpo, kërkon shumë mund që ta mbani e mirëmbani. Nëse ju jeni duke e menduar ndarjen, që të mos bëni një veprim të shpejtë pa u menduar mirë, pyetni veten:

  1. A keni bërë ndonjëherë kompromise te panevojshme?

Dashuria është e verbër. Ndjenjat e mëdha ju bëjnë që të shikoni gjërat me një pikëpamje ndryshe. Nganjëherë jeni të gatshëm të bëni kompromise të panevojshme, vetëm që të kënaqni partnerin tuaj. Megjithatë, pasi reja e dashurisë zbehet pak në syrin tuaj, ju filloni të mendoni rreth interesave personale më shumë se për  interesat e përbashkëta. Nëse kjo gjë ka ndodhur në të kaluarën tuaj atëherë është koha që të mësoni nga gabimet.

  1. A do të mund të kishit ndryshuar diçka në marrëdhënien tuaj?

Duhet të jeni plotësisht i sinqertë me veten duke pranuar gabimet të cilat mund të kenë çuar në fundin e marrëdhënies tuaj. Është shumë e rëndësishme të dini se ku keni gabuar e se ku nuk keni gabuar.

  1. Kush ndryshoi rrënjësisht?

Nëse kujtimet e marrëdhënies tuaj ju shkaktojnë dhimbje koke, atëherë është koha që të kujtoni disa gjëra të paqarta dhe të mundoheni t’i sqaroni ato. Një nga pyetjet që ju me patjetër duhet t’ja bëni vetës është: Cili nga ju ndryshoi rrënjësisht? Nëse keni qenë ju ai/ajo që keni ndryshuar, atëherë përpiquni të gjeni arsyet e këtij ndryshim kaq rrënjësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button