Shtypi serb: Një dron tjetër në Elbasan

Gjatë ndeshjes që do të luhet në “Elbasan Arena” më 8 tetor mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të shoqërohet me lëshimin e një droni tjetër, si mjet presioni psikologjik ky kundër lojtarëve të Serbisë.
Kështu aludon gazeta e Beogradit “ALO”, sipas të cilës Ismail Morina, do të jetë në lozhën solemne shumë afër delegacionit të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe autorit që e lëshoi dronin e parë në Beograd më 14 tetor 2014 do t’i mundësohet që sërish të lëshojë nga droni një hartë, por tani vetëm ajo zyrtarja e Shqipërisë.

Sakaq, zyrtarë të futbollit serb mendojnë se kjo do të mjaftojë që të ndizet atmosfera dhe që lojtarët nga Serbia të mos e ndiejnë veten mirë.
Madje, mediat serbe shkojnë edhe më larg me aludimet e tyre rreth ndeshjes së shumëpritur të 8 tetorit, se mund të ndodhë edhe që gjatë ekzekutimit të himnit, në Elbasan të dëgjohet himni “Hej Slloveni” në vend “Bozhe pravde”.

Duke cituar gjithashtu edhe një zyrtar të lartë të pohojë se u takon serbëve të qëndrojnë ndaj provokimeve dhe t’ua prishim festën shqiptarëve.

Zyrtari, i paidentifikuar, ka thënë më tej se siguria gjatë ndeshjes do të jetë më e madhe se sa që ka qenë siguria gjatë vizitës së Bushit dhe të Papës në Tiranë. Gjatë ndeshjes që do të luhet në “Elbasan Arena” më 8 tetor mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të shoqërohet me lëshimin e një droni tjetër, si mjet presioni psikologjik ky kundër lojtarëve të Serbisë.

Kështu aludon gazeta e Beogradit “ALO”, sipas të cilës Ismail Morina, do të jetë në lozhën solemne shumë afër delegacionit të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe autorit që e lëshoi dronin e parë në Beograd më 14 tetor 2014 do t’i mundësohet që sërish të lëshojë nga droni një hartë, por tani vetëm ajo zyrtarja e Shqipërisë, transmeton Kohajonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button