Shqiptaro-Zviceranët ia mësyjnë parlamentit të Zvicrës, me 15 tetor 2015 votohet

Të reja dhe të rinj që kandidojnë për deputet në Parlamentin e Zvicrës. Në Gjenevë: Djellza Shatri; Bern: Kështjella Pepshi, Ilir Shala, Qëndresa Latifi dhe Rinor Tahiraj; Solothurn: Shpetim Xhemaili dhe Herolinda Avdyli; Cyrih: Shqipe Bajrami, Lulzim Maliqi, Anina Martini dhe Kreshnik Peci; St. Gallen: Prend Berisha dhe Veton Rasaj.

Gjithmonë mendjet e ndritura të shqiptarisë kanë thënë se ne jemi evropian me rrënjë! Po e vërtetë është, andaj edhe sot shqiptarët në shtete të Evropës po ecin fortë e mirë përpara. Në vitet e ’70-ta, 80-ta e 90-ta të shekullit të kaluar shumë shqiptarë arritën në shtete evropiane, më shumë si punëtor krahu, e dikur edhe njerëz me përgatitje të ndryshme shkollore e profesionale. Kështu dalëngadalë dolën edhe gjenerata e dytë e familjeve shqiptare që thjesht u bënë edhe pjesë e shteteve dhe shoqërive ku jetojnë. Rasti më konkret është me shtetin zviceran. Me shumë peripeci, me disa vështirësi, por me ngulm dhe me dëshirë të madhe shumë të rinj u shkolluan dhe dalëngadalë u bënë pjesë e shumë institucioneve zvicerane si profesionistë, dhe punëtor në zyra shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button