Pacienti vret kirurgun estetik

Një rus, i pakënaqur me rezultatin e shumë operacioneve të kirurgjisë estetike, ka vrarë kirurgun e tij para se ta vrasë edhe veten, ka njoftuar sot prokuroria e Shën-Peterburgut. Iuri Lebedev, 34-vjeçar, që nga viti 2011 u është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjike, sidomos në hundë dhe veshë, përcjell.

Mirëpo, pas një operacioni të ri, pacienti “ka shkuar në spital të hënën pasdite, me një pushkë të fshehur nën një batanije.

Ai ka hyrë në zyrën e doktorit Aleksandër Remizov dhe ka shtënë në drejtim të tij para se të bënte vetëvrasje”, thekson prokuroria e Shën-Petesburgut. I qëlluar në gjoks, mjeku ka vdekur sot nga plagët e tij.

Pacienti, i cili ka shërbyer si nënoficer në një nëndetëse për 10 vjet para se të zhvendosej në Shën-Peterburg, kishte probleme në jetën e tij sentimentale për të cilën fajtor bënte dukjen e tij fizike, shkruan faqja informative e internetit “Fontanka.ru”.

Lajme të ngjashme

Back to top button