Rexhep Qosja: Pushteti i Mustafës, i ngjan atij të Milosheviçit

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, janë tre dhurata të zeza, që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës.

Ai tha për ‘Epokën e re’ gjithashtu se Bashkësia e komunave serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e Kosovës.

Duke folur për gjuhën e përdorur të kryeministrit dhe përfaqësuesit e VV-së, Qosja ka thënë se Mustafa me gjithë politikën dhe pushtetin që përdori në qërimin e hesapeve me pjesëtarët e kësaj lëvizje, tregoi se pushteti i tij politik po i ngjan atij të Millosheviçit dhe Sheshelit.

Qosja ka folur edhe për partinë e Thaçit, për të cilën ka thënë se në disa raste të veçanta e humbi rrugën e vet historike.

Në fund, akademik Qosja, ka thënë se derisa të mund ta mbajë lapsin në dorë, do të jetë kundër politikës që me gjuhën, me masat apo me heshtjen e saj i ka bërë pothuaj të ligjshme shumë të këqija në Kosovë, njofton Kohajonë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button