Dy filma kosovar në garën për edicionin e 28-të ‘European Film Awards’ (Foto)

Kosova për herë të parë në ‘European Film Awards’ me dy filma të propozuar.

Në mesin e 52 filmave gjithsej që janë nominuar për ‘European Film Awards’ janë edhe dy filma kosovar që janë rekomanduar për nominim.

Filmi BABAI me skenar dhe regji nga Visar Morina dhe filmi TRI DRITARE DHE NJE VARJE me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Isa Qosja .

Në javët e ardhshme, mbi 3,000 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit do të votojnë për nominimet në kategoritë e filmit europian, regji, aktor, aktore dhe skenarist.

Të nominuarit do të shpallen më 7 nëntor në Festivalin e Filmit Europian Sevilje të Spanjës ndrërsa juria prej 7 anëtarëve do të vendos për fituesit në kategoritë që parashihen nga European Film Awards. Ceremonia e edicionit të 28-të European Film Awards do të mbahet në Berlin me 12 dhjetor.

Të gjithë filmat e përzgjedhur mund t’i shikoni këtu.

11996303_1010722185645696_920796041_o 11638797_1010722135645701_802086795_o

 

Lajme të ngjashme

Back to top button