MPB do ta ndihmojë Kondarkon

“Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të gjitha të dhënat e nevojshme për Listën Zgjedhore”. Kshtu ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska pas njoftimeve me shkrim nga ana e LSDM-së dhe kryetarit të KSH-së Boris Kondarko për pengim të punës së KSHZ-së nga ana e anëtarëve të këtij institucioni.

Jankullovska ka porositur kreun e këtij institucioni, Boris Kondarko, të fillojë të sillet më seriozisht dhe t’i ushtrojë kompetencat e tij ligjore lidhur me Listën e Zgjedhësve. 

Ajo i ka sugjeruar atij të caktojë seancën e KSHZ-së dhe të nisë seriozisht me punë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për ta furnizuar me të gjitha të dhënat e nevojshme. 

Pas njoftimit të LSDM-së dhe Kondarkos, kanë reaguar edhe disa anëtarë të KSHZ-së por edhe vet Kondarko duke thënë se asnjëherë nuk ka akuzuar për pengim të punës së KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button