Një gjykatë kërkon falje publike pasi gabimisht dënoi 19 persona

Një gjykatë kineze ka vendosur të bëjë një hap jashtëzakonisht të rrallë, kërkim të faljes publike për 19 persona të dënuar gabimisht në rastet e krimit financiar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Falja publike nga Gjykata Supreme Popullore është publikuar sot në gazeta duke vënë në dukje se në këtë mënyrë tenton të kthehet reputacioni i individëve që janë arrestuar që nga viti 2012 nën akuzat për mbledhjen e fondeve të paligjshme.

Gjykatat kineze janë të kontrolluara nga Partia Komuniste në pushtet dhe rastet që shkojnë në gjyq pothuajse gjithmonë përfundojnë me dënime. Shqyrtimet politike, mbështetja në rrëfime në vend të provave, presioni politik për të zgjidhur rastet e vrasjeve shpesh kontribuojnë në vendime të gabuara gjyqësore, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.

Gjykatat kineze, “gabimet” e tyre në shumicën e rasteve i paguajnë ose kërkojnë falje publike, që është një dukuri e rallë.

Lajme të ngjashme

Back to top button