Deri më tani janë parashtruar 49 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit

Në periudhën prej orës 08,00 më 07.09.2015 deri më 08.09.2015 në orën 08,00, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 1.136 shtetas të huaj, prej të cilëve 692 janë të gjinisë mashkullore, 174 janë femra, 180 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimeve, si edhe 90 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë, më të numrët janë personat nga Siria ­ 942, pastaj Iraku ­ 88, Bangladeshi ­ 28, Afganistani ­ 16, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël. Në periudhë nga 19 qershori e deri më 8 shtator të këtij viti u janë dhënë vërtetime 65.658 shtetasve të huaj, prej të cilëve 44.363 janë të gjinisë mashkullore, 9.031 të gjinisë femërore, 10.566 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.698 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt, 53.437, janë nga Siria, pastaj nga Afganistani­3.612, Iraku ­ 3.091, Pakistani ­ 1.886, Palestina ­ 787, Somalia ­ 577, Bangladeshi ­ 474, Kongo ­ 324, Nigeria ­ 205, Kameruni ­ 160, Eritrea ­ 143, Etiopia ­ 109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej orës 08,00 më 07.09.2015 në orën 08,00 në Sektorin për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri më 08.09.2015 në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button