Dramë në Veles, arrestohet një person që me pushkë tenton të vjedhë (FOTO)

Në Veles është arrestuar një person që mbrëmë është munduar ta vjedhë një këmbimore në qendër të qytetit të Velesit me pushkë automatike. Sipas njoftimit nga SPB-Veles, incidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, kur në një këmbimore që gjendet në Qendrën Tregtare të Velesit ka hyrë një person i cili ka dashur ta vjedhë atë.

“Deri më tani njoftojmë se një person ka hyrë në këmbimoren që gjendet në Qendrën Tregtare të Velesit dhe ka dashur ta vjedhë atë. Hajduti i është kërcënuar pronarit që t’ia jep paratë. Pronari ka refuzuar dhe atëherë ka ndodhur një përleshje mes tyre, gjatë së cilës hajduti ka krisur dy plumba. Atëherë ngjarja ka dalë jashtë objektit, ku ka vazhduar përleshja, ndërkaq sulmuesi ka gjuajtur edhe dy plumba tjerë dhe më pas ka tentuar të ikë”, njofton zëdhënësja e SPB-Veles Anita Stojkovska.

Sulmuesi është kapur nga një grup qytetarësh të cilët kanë ndodhur në vendin e ngjarjes, mes tyre ka pasur edhe policë të cilët nuk kanë qenë në detyrë.

Më poshtë janë fotografitë të siguruara nga Telegraf.
Foto nga ngjarja 3, Telegraf Foto nga ngjarja, Telegraf Foto nga ngjarja 2, Telegraf

I dyshuari mbahet në SPB-Veles, me të është kryer biseda dhe po punohet për pastrimin e plotë të rastit, por edhe për involvimin e tij në tjera vepra penale. I dyshuari është i ikur nga Burgu i Shtipit, ku atje është i dënuar me 10 vjet burg, për kryerje të veprave penale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button