Papunësia në Kosovë, pasojë e Qeverisë apo krizës ekonomike?

Varfëria në vendin tonë, errësirë e së ardhmes, rina me trup këtu me mend në perëndim, ku çdo ditë që kalon etiketohet si humbje kohe, çfarë të bëjnë, ku të shkojnë?

Qeveria i ka mbyllur dyert e punësimit, dyert e perspektivës, i ka errësuar rrugët e së ardhmes, rina bredhin rrugëve poshtë e lartë pa mundur të bëjnë zgjidhjen e punësimit, dhe nuk mund të krijojnë familje duke ju frikuar të ardhmes, asaj të mjerueshme ekonomiko-sociale, shkruan Islam Krasniqi.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar mbi 1510 zyrtarë të lartë që kanë më shumë se një vend të punës, ku në mesin e tyre ka zyrtarë që ushtrojnë gjashtë vende pune,10 zyrtarë me nga pesë vende pune, 31 zyrtarë me nga katër vende pune, me nga tre vende pune janë 312 zyrtarë, me nga 2 vende pune janë 1155 zyrtarë të lartë të republikës së Kosovës.

Ku qëndron problemi, ku duhet të trokasim për këto parregullsi, apo ndoshta në mungesë të arsimimit zyrtarët e lartë janë të obliguar të mbajnë nga 10 vende pune, 20 apo edhe nga 100 ndoshta.

Në rast se Qeveria e shqyrton këtë kërkesë dhe ua merr vendet e shumëfishta, menjëherë mund t’i punësojë 2000 persona, do t’ua largojë barrën mbi 2000 familjeve, gjë që do të zbus edhe papunësinë dhe rrjedhimisht edhe varfërinë, dhe kështu do të përmirësohet gjendja ekonomiko sociale.

Unë që po e shkruaj ketë shkrim nuk e qajë hallin tim, sepse thotë një fjalë e urtë “Ku rafsha mos u vrafsha”, por e kam hallin e gjithë rinisë kosovare, gjithë këtij popullit të vuajtur, i cili mjerisht ka mbetur askund.

Fakti qëndron së në bazë të numrit të banorëve në Evropë, Kosova prinë për nga numri i rinisë së shëndoshë dhe të arsimuar, gjë që është për t’u admiruar, mirëpo uzurpimi i njerëzve të pandërgjegjshëm ua humbin shpresat atyre që kanë shkrirë djersë për të marrë dituri, që ajo dituri të jetë e dobishme për ketë vend, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, që edhe ne të ndihemi të barabartë me popujt Evropian.

Po të ndalemi dhe të mendojmë pak, do të kuptojmë sa vende pune i kanë uzurpuar, ka njerëz që i kanë lënë pa punë, por edhe familje në gjendje të mjerueshme.

O njerëz të pandërgjegjshëm, a e dini se dikush nuk mund ta mbush barkun me bukë për fajin juaj, e ju i merrni nga 10 rroga, dhe ju ka verbuar dynjaja.

Pse nuk i jepeni shans vetes që të reflektoni dhe të bëheni shembull për i të mirës, por jeni zhytur në lumin e shpifjeve të juaja dhe mashtrimeve të ndyra.

Lajme të ngjashme

Back to top button