AUV: ndihmat ushqimore për emigrantët vazhdimisht kontrollohen

Shërbimet e inspektoriatit të Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari (AUV), bëjnë kontrolle për ushqimet, të cilat si ndihmë humanitare u jepen emigrantëve të cilët transitojnë nëpër Maqedoni. Pa marrë parasysh, ushqimet a janë të prodhimit vendor apo të importuara, patjetër duhet të kalojnë përmjes fazës së inspektimit, njofton MIA.

Ashtu siç ka deklaruar AUV, nuk ka ngecje në distribuimin e ndihmave humanitare me ushqime të importuara. Sikur edhe për të gjitha ndihmat tjera ushqimore edhe për ato të importuarat bëhen kontrolle sipas kriteriumit për siguri të ushqimit. Për ndihmat ushqimore nuk paguhet taksa administrative, por as taksa tjera që kanë të bëjnë më importimin komercial të ushqimeve.

Agjencioni për ushqim dhe veterinari, është në komunikim dhe koordinimin të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhimin me Krizat dhe me sektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, Drejtorinë Doganore dhe tjera institucione përkatëse, por edhe me organizata joqeveritare të cilat janë të kyçura në shpërndarjen e ndihmave humanitare me ushqim për emigrantët. Ato, me miratimin e AUV-së, i kanë të regjistruara qendrat për mbledhjen e ndihmave ushqimore, ku, nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e inspektorëve të autorizuar e bëjnë seleksionimin dhe mbledhjen e ndihmave.

“Vetëm personat zyrtarë të organizatave joqeveritare kanë qasje në Qendër, dhe të njëjtët nga ana e shërbimeve inspektues, edukohen dhe mësohen se çfarë produkte të mbledhin dhe në çfarë mënyrë të distribuohen deri tek emigrantët sipas kriteriumit për siguri ushqimore”, thonë nga AUV.

Ndihmat ushqimore pas kontrollit inspektues, distribuohen nëpër qendrat në të cilat janë të vendosur emigrantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button