Jasin Rexhallari niset për në Las Vegas

Mundesi më i mirë i klubit të mundjes Liria dhe njëri prej më të mirëve në Maqedoni, Jasin Rexhallari, gjatë mëngjesit të sotëm, është nisur për në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku prej dje filloi Kampionati Botëror në mundje, me garat e stilit greko-romak.

Luftat në stil të lirë, ku Rexhallari do ta përfaqësoj Maqedoninë i udhëhequr nga seleksionuesi dhe trajneri Lulzim Vrenezi, i cili tash e disa ditë veq më gjendet në Las Vegas, do të nisin ditën e enjte, ndërsa mundesi ynë, në kategorinë deri në 61 kilogram, paraqitjen e tij do ta ketë të premten, me eliminatoret që do të nisin nga ora 19.00 sipas kohës lokale në vendin tonë.

Të përkujtojmë që Vrenezit dhe Rexhallarit, prej nesër, si delegacion i klubit dhe Federatës së Mundjes të Maqedonisë, do tu bashkangjiten edhe Betim Vrenezi (kryetar i klubit dhe nënkryetar i FMM) si dhe Amet Ademi (koordinator i KM Liria).

Lajme të ngjashme

Back to top button