Tifozët dëmtuan dhe vodhën pompën e benzinës “Luk Oil” në Strazhë

Sot në mëngjes në pompën e benzinës “Lukoil” në qafën malore “Strazhë” një grup tani për tani i panjohur i të rinjve, të cilët kanë udhëtuar me autobusë të një agjencie turistike të Tetovës, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sipas denoncimit, disa kanë kryer vjedhje, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëmtim të objektit, pas ç’ka kanë vazhduar me udhëtimin drejt Kërçovës, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas informacioneve të para, një grup tifozësh i cili ka udhëtuar me pesë autobusë dhe kanë shkuar drejt Shqipërisë në ndeshje futbolli kanë zbritur në pompën e benzinës dhe kanë filluar të hapin frigoriferët, ndërsa në reagimin e të punësuarve të paguajnë, një pjesë prej tyre kanë qenë të dhunshëm.

Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar, të cilët kanë kryer ekspertizë të tërësishme.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button