Në një ambient impozant nis super sfida Shqipëri-Portugali

Në një atmosferë fantastike në “Elbasan Arena”, në këto çaste ka nisur super ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë.

Shqipëria dhe Portugalia përballen në kuadër të takimeve kualifikuese për Evropianin “Francë 2016”.

Futbollistët e të dy skuadrave nën një atmosferë drithëruese nga rreth 13 mijë tifozëve, kanë dalë në tempullin e nxehtë te “Elbasan Arena-s”, stadium ky që tashmë është i veshur kuqezi.

Kjo përballje është tejet e rëndësishme për të dy përfaqësueset për shkak se të dy ekipet kërkojnë kualifikimin direkt në EURO 2016.

Aktualisht Portugalia kryeson Grupin I më 12 pikë të tubuara. Po aq ka edhe Danimarka, e cila sonte barazoi me Armeninë në transfertë, ndërsa Shqipëria ka një më pak. Portugalia dhe Shqipëria para sfidës së sontm

Lajme të ngjashme

Back to top button