Tre zjarre aktive në Maqedoni, një është lokalizuar

Në Maqedoni pasdite janë aktive tre zjarre dhe një është lokalizuar, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të marra nga sektorët rajonalë për mbrojtje dhe shpëtim.

Aktiv është zjarri në Komunën Çashka, tek fshatinBuslici dhe fshati Vojnici. Atje digjet pylli me shkurre dhe i degraduar, ndërsa për shkak të terrenit të paqasshëm në shuarjen e zjarrit janë angazhuar aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim dhe gjashtë persona nga Ekonomia pyjore.

Në komunën e njëjtë është lokalizuar një zjarr mbi fshatin Teovo dhe fshatin Plevinje. Në vendngjarje në shuarjen e zjarrit janë angazhuar nga TPPE Veles me një automjet.

Zjarr aktiv ka edhe në Komunën Makedonski Brod, tek fshati Krapa, vendin e quajtur Carovec.

Në Komunën Pehçevë zjarr aktiv ka në fshatin Cërnik dhe në fshatin Pançarevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button