Armenia i bën favor të madh Shqipërisë

Armenia dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 0 me 0 në kuadër të Grupit I kualifikues për Euro 2016.

Barazimi më së shumti i përshtatet kombëtares shqiptare që tani me dy ndeshje më pak është vetëm një pikë prapa danezëve.

Armenët, që këtë ndeshje ishin vendas, patën raste më të mira shënimi, por asnjë nga to nuk u konkretizua.

Tani Danimarka me 7 ndeshje të zhvilluara prin në Grupin I me 12 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Portugalia. Një pikë më pak e ka Shqipëria, që në rast të fitores ndaj Portugalisë do të bënte hap të madh drejt kualifikimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button