Bexheti: Lista zgjedhore duhet të rishikohet vazhdimisht

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti është përfshirë në debatin për Listën e Zgjedhësve

I pyetur për këtë çështje, Bexheti  ka thënë se Lista e Zgjedhësve është “materie e gjallë”, e cila duhet parë e azhurnuar vazhdimisht dhe se, për këtë qëllim, funksionon tashmë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, grupi i punës me përfaqësues të KSHZ-së dhe partive politike. 

“Jam i bindur se me Listën e Zgjedhësve po veprohet ashtu siç është vepruar para zgjedhjeve lokale, kur nuk kishte vërejtje më thelbësore. Atëherë, të gjitha subjektet relevante në vend përshëndetën punën e grupit të punës dhe në fund kishim një regjistër të “pastruar” zgjedhësish. Sigurisht se kështu do të veprohet edhe kësaj radhe”, ka deklaruar Bexheti.

Përsa i përket gjyqit për gazetarin Tomislav Kezharovski, ministri ka përsëritur qëndrimet se “nuk guxojmë të ndërhyjmë në brendinë e lëndës dhe të ndikojmë në ndonjë aspekt”.

Lajme të ngjashme

Back to top button