Merkel: Nevojitet një reagim evropian ndaj krizës së refugjatëve

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, falënderoi sot të gjithë ata, të cilët ndihmuan gjatë pranimit të mijëra refugjatëve të lodhur, të cilët hynë në Gjermani gjatë ditëve të kaluara, por nënvizoi se nevojitet urgjentisht një reagim evropian ndaj krizës.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zëvendës-kancelarin e Gjermanisë, Zigmar Gabriel, Merkel nënvizoi se barra për pranimin e refugjatëve nuk mund të bie mbi supet e vetëm disa shteteve evropiane dhe se nevojitet një zgjidhje evropiane e krizës.
Komisioni i Evropës më herët ka përcaktuar sistemin e kuotave kombëtare të pranimit të numrit të caktuar të refugjatëve nga ana e shteteve dhe në bazë të këtyre kuotave, Gjermania është paraparë të pranoi 40 mijë refugjatë, nga gjithsej 160 mijë sosh, që aktualisht gjenden në Greqi, Itali dhe Hungari.
Në Paris, Presidenti i Francës, Fransoa Holland, deklaroi se vendi i tij gjatë dy viteve të ardhshme do të pranoi 24 mijë refugjatë. Ai me këtë rast tha se kriza e refugjatëve duhet të zgjidhet dhe qartësoi se Franca do të jep kontributin e saj për eliminimin e këtij problemi, njofton Rtv21.

Lajme të ngjashme

Back to top button