Punëtori e “Maqedonia 2025”: Arsimi më i rëndësishëm për ndërtimin e një kombi të fuqishëm dhe rritje ekonomike

“Maqedonia 2025” në suaza të Samitit të dytë investues global për Maqedoninë, që do të mbahet  prej sot e deri më 10 tetor në Ohër, organizon Punëtori për sipërmarrësi dedikuar për profesionistë, menaxherë dhe sipërmarrës të rij.

Porosia deri te të rinjtë nga anëtarët e organizatës ishte që arsimi është më i rëndësishëm për ndërtimin e një kombi të fortë dhe rritje të madhe ekonomike.

Kryesusi i Samitit Zoran Martinovski duke theksuar se një ndër qëllimet e organizatës është arsimimi, paralajmëroi se do të fillojë  të zhvillojë model për trajnimin e sipërmarrësve të rinj.

Nga organizata theksuan se do të vazhdojnë të punojnë në një numër të madh të programeve arsimore të cilat do t’i ndihmojnë vendit të krijojë sipërmarrës të suksesshëm dhe biznes liderë të rinj.
“Arsimimi është më i rëndësishëm dhe për këtë nevojitet të përmirësohen të rinjtë. Misioni ynë është që krahas tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe stimulimin e biznesit lokal i rëndësishëm është edhe arsimi” theksoi Majk Zafirovski, anëtarë i Bordit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”, duke mbajtur fjalim në punëtorinë e mbajtur në Shkup.

Në punëtorinë e sotme morën pjesë më shumë se 150 studentë dhe postuniversitar prej fakulteteve të ndryshme,  profesionist të rijnë, menaxher, sipërmarrës dhe drejtor ekzekutiv.

Tema diskutimi ishin sfidat me të cilat ballafaqohen sipërmarrësit  global, si të bëhemi konkurrent në tregjet dinamike, si mundet TI kompania të ritet në nivel botëror, cilat janë masat të cilat shteti i ndërmerr për stimulimin e inovacionit dhe hulumtimit, cilat janë kriteret për aplikim nëpër statap fond  të ri, si dhe cilat janë programet të cilat Banka Botërore i ofron për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë.

“Maqedonia 2025” do të vazhdojë të punojë në një numër të madh të programeve arsimore të cilat do t’i ndihmojnë vendit t’i krijojë sipërmarrësi e suksesshme dhe biznes liderët e rijnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button