Foto lajm: Dhomë lutjesh për myslimanët në aeroportin e Shkupit

Duke marrë shembull nga aeroportet ndërkombëtare në të gjithë botën, edhe aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” ka krijuar hapësirë për lutje për besimtarët myslimanë. 

Duke pasur parasysh se falja pesë herë në ditë është obligim për myslimanët, ndërsa për shkak të pritjeve të mëdha shumë besimtarë nuk kanë pasur mundësi ku të kryejnë faljen, aeroporti që drejtohet nga kompania turke “TAV” ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përmbushjen e obligimit ndaj besimtarëve myslimanë që janë edhe shfrytëzues të hapësirave të këtij aeroporti. 

Ky veprim është përshëndetur nga besimtarët myslimanë nëpër rrjetet sociale, por është quajtur absurd nga disa media maqedonase të cilat e vlerësojnë si prapambeturi këtë veprim të aeroportit dhe diskriminues duke kërkuar hapësirë për lutje edhe për besimtarë të tjerë. /Zhurnal 

Lajme të ngjashme

Back to top button