Shtohen pakënaqësitë në radhët e VMRO-së

Edhe deputetët e parë të VMRO DPMNE-së pas pavarësimit të Maqedonisë, i kthyen shpinën kryesisë aktuale të partisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski, transmeton Alsat M.

10 ish deputetë nga përbërja e parë e Kuvendit, përmes një letre të hapur, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për rrugën që ka marrë Maqedonia. Ata kërkojnë që udhëheqësia aktuale e VMRO-së të pyes anëtarësinë dhe themeluesit e partisë se çfarë mendojnë për problemin me ekologjinë, Rrotën Panoramike, përmendoren e shtrenjtë të humanistes dhe nobelistes Nënë Tereza, selinë e shtrenjtë të VMRO-së në qendër të Shkupit, kërcënimin dhe detyrimin e administratorëve për të votuar VMRO DPMNE-në, largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe çështje të tjera aktuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button