Recension: Rasti “Përgjimi”: Juristët thonë – gjykata ka sjellë vendim legjitim

Nuk ka dyshim se vendimi i gjykatëses Sllavjanka Jançevska nga Gjykata Themelore Shkup 1 për mospranimin e audio-inçizimeve nga korpusi i dëshmive kundër kreut shtetëror, si pjesë e akuzave kundër kësah oligarkie, shkaktoi furtunë në publikun juridik, por edhe atë më të gjerë në vend. Shikues do të priste nga TVM-ja të sjell një numër të madh të ekspertësh të mirëfilltë dhe hapje të diskutimit siç kishte, të themi në televizionet konkurrente siç janë “24 çasa” dhe “Telma”. Televizioni, kronika e së cilës i është nënshtruar recensionit, u referohet deklaratave të vetëm dy avokatëve që nuk janë shumë të eksponuar në opinionin e gjerë, e nuk është përmendur e as nuk është cituar asnjë profesor, të mos themi edhe nga ata që i kanë bërë ndryshime në LPP, ndonjë prokuror në pension (ata mund të interpretojnë) ose ndonjë gjykatës me përvojë i cili tani nuk punon që të mos ketë probleme me shefat.

МРТ-09876-0987Linku deri te artikulli origjinal: Rasti “Përgjimi”: Juristët thonë – gjykata ka sjellë vendim legjitim

Data e publikimit: 02.09.2015, 17:33

Data e recensionit: 04.09.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vendim legjitim dhe i ligjshëm – ky është qëndrimi i një pjese të avokatëve për mospranimin e audio-inçizimeve dhe të trnaskriptave në rasti “Përgjimi”. Sipas tyre, kërkesat e këtilla të mbrojtjes dhe vendimet e këtilla nuk janë të rralla në praktikën gjyqësore. Ligji për procedurë penale është deci dhe nuk pranon improvizime, thonë ata.

Në momentin kur pothuajse i gjithë publiku profesional ishte kundër vendimit të Gjykatës, që i nënshtrohet vlerësimit në kronikë, dhe kur ishte shumë e lehtë të bëhet një emision dhe një shqyrtim i larmishëm që i përket qëndrimeve për këtë vendim të Gjykatës, televizioni ka vendosur që t’i “dëlirë” ata që me “nënshkrimin” e tyre do ta përkrahnin qëndrimin kontestues të gjykatëses. Për shkak se ata janë me të vërtetë pak dhe të padukshëm, është bërë një kronikë “sa për thënë”!?

Në fakt, vetë autori i kronikës thotë se “në mesin e juristëve komentohet se ata që i kanë marrë materialet nuk kanë pasur leje as nga prokurori, as nga gjykata, e as nga ndonjë organ tjetër kompetent dhe thonë se kanë vepruar në mënyrë të paligjshme”, mirëpo ne nuk jemi duke i parë ata “juristë” dhe ata kryesisht e thonë – të kundërtën. Këtyre mbështetësve refleksivë të pushtetit gjithsesi nuk u shkon për shtati fakti se që të nesërmen prokuroria themelore publike parashtroi 21 ankesa ndaj kësaj procedure në Gjykatën e Apelit. Cilat janë faktet e tyre? Sikur të mos kishin arsye me siguri nuk do të ankoheshin? Ose ata që e udhëheqin procedurë nuk janë “juristë”?

Lajme të ngjashme

Back to top button