Matura shtetërore: nga 56 ankesa 17 miratohen

Në raportin lidhur me realizimin e provimeve të maturës shtetërore të sesionit të gushtit, 2015, Qendra Shtetërore e Provimeve ka njoftuar se në këtë sesion janë paraqitur 2295 kandidatë.

Rezultatet preliminare nga provimet eksterne të maturës shtetërore u janë dorëzuar shkollave dhe janë publikuar  më 26.08.2015. Përveç kësaj, çdo kandidat ka pasur mundësi që për rezultatet e tij të njoftohet edhe përmes ueb-faqes së maturës shtetërore www.matura.gov.mk. Për nxënësit që nuk kanë paraqitur ankesë rezultatet e shpallura kanë qenë përfundimtare.

Kandidatët që kanë konsideruar se testet e tyre nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë kanë paraqitur ankesë për rishikimin e testit. Gjithsej janë parashtruar  56 ankesa dhe po të njëjtat janë rishikuar dhe zgjidhur  nga ana e komisioneve lëndore për ankesa, ndërkaq prej tyre janë miratuar vetëm 17.

Lajme të ngjashme

Back to top button