Bie çmimi i benzinës

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave prej sonte në mesnatë  lirohen për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe ekstra vajit të lehtë mbetet i pandryshueshëm.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 62 denarë për litër, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të jetë 64 denarë për litër.

Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 19,9 denarë për kilogramë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit  ka arritur 46,27 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në raport të dollarit ka qenë 54,32 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button