Iraku në sulmet kundër DAESH ka përdorur avionët F-16

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar se Iraku për herë të parë në luftën kundër DAESH ka përdorur avionët F-16 të blerë nga SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook në një deklaratë me shkrim ka theksuar se Forcat Ajrore të Irakut me avionët F-16 të blerë nga SHBA-ja kanë realizuar për herë të parë sulme ajrore në luftën kundër DAESH.

Cook i cili ka vënë në dukje duke u shprehur se “përgëzojmë forcat ajrore të Irakut për përdorimin me sukses të këtyre avionëve të avancuar në ofensivat ndërkombëtare të nisura për dobësimin dhe eliminimin e DAESH”, ka theksuar se 4 avionët F-16 që qeveria e Irakut ka blerë i ka marrë në dorëzim në muajin korrik.

Ai duke rikujtuar se SHBA-ja është e angazhuar për të krijuar një strategji të përbashkët me Irakun dhe popullin e tij, ka shprehur se vendi i tij do të vazhdojë punimet me qeverinë e Irakut për dorëzimin e avionëve të tjerë ashtu siç është parashikuar.

Iraku kishte njoftuar më 13 korrik se kishte marrë në dorëzim 4 avionët F-16 të blerë nga SHBA-ja. Iraku në kuadër të një marrëveshjeje të sigurisë të kryer në vitin 2008 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte  rënë dakord për blerjen e 36 avionëve F-16

Lajme të ngjashme

Back to top button