Maqedoni, pastrues e shitës kërkohen më shumë

Pastrues, kamerierë dhe shitës janë profesionet për të cilat numri i vendeve të lira të punës është më i madh, shkruan Koha.

Sipas të dhënave më të fundit statistikore këto dy profile renditen të parat në listën me vendet që kërkojnë punëtorë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ndërsa profesionet që lidhen me ushtrinë kanë numrin më të vogël të vendeve të lira.

Sa i takon sektorëve, vendet e lira në numrin më të madh gjenden në sektorin e industrisë së përpunimit dhe më pas tregtisë, kryesisht nga biznesi i vogël, përkatësisht ndërmarrje që numërojnë nga 3 deri në 9 të punësuar. Më pak punonjës kanë kërkuar ato kompani që merren me patundshmëritë, si edhe sektori i furnizimit me energji elektrike, sektor i cili evidentohet për pagesat më të larta mujore për punonjësit.

Të dytët, për nga numri i punonjësve që kërkojnë, janë kompanitë që numërojnë nga 19 deri në 49 punonjës, ndërkohë që shkallën më të ulët të kërkesave dhe vendeve të lira të punës e kanë kompanitë e mëdha me më shumë se 250 të punësuar

Lajme të ngjashme

Back to top button