Parashikimi i motit për këtë javë, ulje temperaturash

Të reshura të shiut dhe ulje të temperaturave na presin të mërkurën dhe të enjten. Meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave deri më 20 gradë celsius dhe të reshura në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

Nën ndikimin e valës së lagështisë mediterane, nga të mërkurën pasdite dhe të enjten pritet shi me mbi 30 litra për metër kub.

Temperaturat të mërkurën do të lëvizin nga 7 deri më 14 gradë celsius në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 12 deri më 20 gradë celsius. Të enjten pritet që të arrijë deri më 26 gradë Celsius. Sipas meteorologëve për vikend  do të stabilizohet temperatura dhe do të arrijë deri më 30 gradë celsius.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button