Tetovë, policia kap dy persona me 5 kilogram marihuanë

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21, në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në fshatin Palçishtë të Poshtëm, policia ka ndaluar një veturë “Fiat Lancia” me regjistrim të Gostivarit, të drejtuar nga 39 vjeçari J.I nga fshati Kamjan, i shoqëruar nga 25 vjeçari P.GJ nga Dibra.

Pas kontrollit të plotë të veturës, në bagazhin e veturës është gjetur një qese e bardhë, në të cilën ka pasur pesë paketime me materie të panjohura, me gjasa marihuanë, e mbështjellë me shirit të tejdukshëm. 

Materia e panjohur është rreth 5 kilogram e rëndë dhe për momentin është marrë për analiza të mëtutjeshme. 

Policia po punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button