Qeveria gjermane vitin e ardhshëm do të ndajë gjashtë miliard euro për refugjatët

Qeveria gjermane gjatë vitit të ardhshëm për pranimin e refugjatëve do të ndajë gjashtë miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo u konfirmua në takimin e mbrëmshëm në Berlin në të cilin qeveria e kancelares Angela Merkel ra dakord për futjen e masave që në të ardhmen do të lehtësojnë dëbimin e azilkërkuesve nga vendet që konsiderohen “vende të sigurta”, ndër të cilat janë Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Azilkërkuesit në të ardhmen, sipas masave, do të marrin shumë më pak para dhe përfitimeve jo të gatshme.

Zyrtarët besojnë se në Gjermani deri në fund të vitit të arrijnë deri në 800,000 refugjatë nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Masat e reja do t’ju mundësojnë refugjatëve strehim të mirë, prani më të madhe të policisë federale, dhe kurse për të mësuar gjuhën gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button