Interi në janar përforcohet me katër futbollist

“Corriere dello Sport” flet për merkaton e ardhshme të Interit. Klubi zikaltër kërkon të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit dhe deri tani katër janë objektivat parësorë.

Në mesfushë, rikthehet në modë 26-vjeçari i Portos Fernando Reges, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2014-ës dhe mund të lihet i lirë për 8 milionë euro. Por për brazilianin interesohet edhe Juventus.

Por lista nuk mbaron këtu: për krahun e djathtë kërkohet edhe Sime Vrsaljko i Genoas, por edhe Emiliano Insua i Atletico Madrid dhe Alex Sandro i Portos.

Lajme të ngjashme

Back to top button