Arsyetimet më të mira për ta mbyllur një lidhje

Gënjeshtrat… arsyetimet më të mira për ata që nuk e kuptojnë situatën.
Praktikisht, është e pamundur të qëndrosh për një kohë të gjatë me dikë me të cilin nuk ndihesh mirë. Nëse nuk e gjen veten pranë një personi dhe shpesh e ndihesh në pozitë të vështirë, kjo nuk mund të zgjasë për shumë kohë. Por nëse zgjat, situata bëhet më e rëndë.

Nuk ka pozitë më të keqe sesa të dalësh me zor me dikë. Ndoshta ai takim mund të të jetë propozuar nga njerëz të afërt dhe mund ta kesh të vështirë ta presësh me thikë që në fillim, por pas takimit të parë, të dytë, “loja” nuk mund të vazhdojë gjatë.

Ndonjëherë meshkujt nuk e kuptojnë se çfarë mesazhi lënë përgjigjet e tua, ndaj në këto raste “heqja qafe” bëhet vërtet e vështirë. Ndoshta nuk dëshiron të lëndosh ndjenjat e dikujt, por vetja në këtë moment të intereson më shumë. Në fund të fundit, nëse ai akoma nuk e ka kuptuar që kjo njohje s’mund të shkojë më tej, atëherë këto përgjigje meriton.

Këtu ke disa këshilla që mund të të vijnë në ndihmë për ta lënë me kaq njohjen, shkruan revista class. Natyrisht, një pjesë prej tyre mund të të duken qesharake, por anës tjetër ndoshta jo.

Do të doje, por nuk është kjo ajo që do…i uron atij gjithë të mirat

Një urgjencë profesionale. Një telefonatë urgjente për t’u kthyer në punë

Mendon se është më mirë të jeni shokë

Në këtë moment të jetës je më shumë e fokusuar te vetja

Dhimbja e kokës po të kthehet në një migrenë të rrezikshme

Po kalon ditë të këqija, probleme femrash

Oh! Kam një “telefonatë urgjente”. Më duhet t’i përgjigjem.

Nuk do ta konsumosh veten. Po e ruan për martesë

Motra është sëmurë dhe duhet të kujdesesh për të

Oh! Ndihesh sikur je helmuar nga ushqimi

Një nga të afërmit ka festën e ditëlindjes

Sapo je ndarë me ish-in e çmendur dhe kërkon një periudhë pauze

Një nga rubinetat e banjës është prishur

Të ka prekur një lloj alergjie që ka filluar të bëhet serioze

Qeni ka ngrënë të gjitha ëmbëlsirat dhe ka nevojë të shkojë në spital

Ke humbur çelësat e shtëpisë… përgjithmonë

Makina t’u prish në mes të rrugës, tani ka mbetur atje

Eksperimenti për t’i lyer vetë flokët ishte katastrofë

Ke një infeksion në sy dhe nuk mund të shohësh mirë

Ke në plan për të studiuar

Je zhgënjyer keq një herë dhe tani nuk mund të besosh më

Lajme të ngjashme

Back to top button