Veljanovski: Shpresoj në vlerësim pozitiv dhe rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në

“Për shkak të kushtëzimit nga fqinji jugor, në Këshillin e Evropës nuk mund të sillet konsensus për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Javën e ardhshme e presim Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2012. Konform asaj që e kemi bërë dhe arritur edhe këtë vit shpresoj në vlerësim pozitiv dhe rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Veljanovski gjatë fjalimit në konferencën e gjashtë të krerëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor “BE integrimi: rezultate dhe aspirata” që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
  
Pa marrë parasysh në epilogun e vendimit të Këshillit të Evropës në dhjetor, potencoi Veljanovski, Maqedonia do të mbetet parimore në përcaktimet e saj, do të mbetet e përkushtuar dhe anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare që jep kontribut në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmes respektimit dhe mirëkuptimit, besimit dhe dialogut konstruktiv.
 
“Gjatë gjithë këtyre viteve Maqedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar në arritjen e standardeve evropiane dhe ngritjes së fuqisë konkurruese të shtetit tonë, por edhe pos konfirmimeve për atë që kemi bërë, tashmë tetë vite Maqedonia është kandidate, katër vite marrim raport pozitiv për progresin nga KE-ja dhe rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por jo dhe datë për fillimin e bisedimeve”, deklaroi Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button