E mbyllur për komunikacion Qarkorja e Shkupit

­ Qarkorja e Shkupit prej orës 7 në mëngjes është e mbyllur për komunikacion, në pajtim me regjimin e përkohshëm të vendosur për shkak të xhirimit tl filmit francez “A Fond”.

Të gjitha automjetet rikahëzohen drejt hyrjes në Shkup. Sipas miratimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve prej datës 03.09.2015 dhe lajmërimit nga “Produksioni manifakturë” ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në aksin 3 Autostrada 2, qarkorja “Hipodrom” ­ qarkorja “Saraj” (Qarkorja e Shkupit) do të ketë do të ketë 16 ditë prej orës 7:00 deri në orën 9:00.

Qarkorja e Shkupit do të jetë e mbyllur prej datës 7 deri më 11 shtator, prej 14 deri më 18 shtator, prej 21 deri më 25 shtator, si dhe më 28 shtator. Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Informata ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë të kuirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button