OH HILAL edhe sot ndihmoi refugjtët nga Siria

OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM, u gjend në mesin e refugjatëve nga Siria por edhe nga viset e tjera të përfshira nga luftërat e ndryshme, e që po qëndrojnë në Gjevgjeli deri në marrjen e lejeve përkatëse për të vazhduar tutje Maqedonisë drejt shteteve perëndimore.

OH HILAL kreu aksionin humanitar duke shpërndarë artikuj ushqimorë si dhe mjete higjienike për 1300 refugjatë. Sipas kryetarit të OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, kjo ndihmë ishte donacion nga shumë aktivistë tanë në diasporë ndërsa aksioni u realizua në bashkëpunim me “Garage Nuredinin”, nga fshati Forinë i Gostivarit .

1

Lajme të ngjashme

Back to top button