Pranim i 125 ushtarëve të rinj profesionistë në ARM

Punuat me përkushtim, me nder dhe humanizëm. përgatitja juaj dhe energjia, ambicja dhe dëshira për sukses le të jetë themel mbi të cilin do të bazohet përparimi në karrierën tuaj, i porositi minsitri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski sot në kasermën Ilinden 125 ushtarët e rinj profesionistë në shërbim të ARM­së. Duke ua uruar fillimin e ri në karrierë në profesionin ushtarak, Jolevski përkujtoi se ata kaluan një proces rigoroz zë selektimit dhe dëshmuan se janë më të mirët në mesin e më të mirëve.

“Jemi të vetëijshëm se element kyç për sukses të ço armate është personeli ushtarak cilësor, i motivuar dhe me stërvitje të lartë. për këtë arsye, investuam në mënyrë afatgjate në trajnimin e personelit të Armatës. Mu për këtë arsye, para jush prin periuha e përmbushur me sfida dhe shumë punë. Sfidë e cila do të thotë investim në dituri dhe trajnim, por edhe investim në të arhmen”, tha minsitri Jolevski në fjalim.

Për t’u realizuar qëllimi ­ Armata e vogël, mobile, profesionale, interoperative dhe e trajnuar lartë, theksoi Jolevski, janë zbatuar reforma të shumta në mbrojtje, mes të cilave edhe transformimi i ARM­së, e cila, nënvizoi, uhet të përfundojë këtë vit. “Me këtë arritëm t’i grupojmë njësitë dhe komandot në strukturë ushtarake më efikase dhe më efektive.

Me pranimin e këtyre ushtarëve të rinj profesionistë, jemi në rrugë të kjirë që deri në fund të vitit 2015 ta arrijmë edhe plotësimin e dëshiruar të komandove dhe njësive me personelin e nevoijshëm të lartë cilësor, të aftë, të motivuar dhe të trajnuar”, tha mes tjerash minsitri i Mbrojtjes Zoran Jolevski gjatë solemnitetit të sotëm me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesionsitë në shërbimin e ARM­së.

*******************************************************************************

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesional në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në solemnitet, ashtu siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button