Anëtarët e KSHZ-së: Akuzat e LSDM-së dhe Kondarkos jo-korrekte dhe tendencioze

Akuzat e bëra nga kryetari i Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Boris Kondarko dhe LSDM-ja, janë jo-korrekte dhe tendencioze me qëllim që publiku të ketë një përshtypje që institucionet nuk i plotësojnë obligimet e tyre ligjore, lidhur me azhurnimin e Listës Zgjedhore.

“Republika e Maqedonisë për disa cikle me radhë zgjedhor ka treguar se ka kapacitet të mbajë zgjedhje të ndershme dhe demokratike në pajtim me standardet ndërkombëtare, për çka kemi marrë lëvdata edhe nga OSBE-ODIHR-i dhe nga institucionet  e tjera relevante si vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare”. Këtë e kanë deklaruar anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska, duke shtuar se mbrëmë nëpërmjet disa njoftimeve për publikun janë thënë qëndrime dhe akuza të pabaza.

“Lidhur me njoftimin e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, duam të potencojmë se ne si anëtarë të këtij institucioni nuk jemi të njoftuar dhe konsultuar për përmbajtjen e tij, mendojmë që kjo ka të bëjë me qëndrim personal të kryetarit të KSHZ-së Boris Kondarko, dhe në këtë kontekst dëshirojmë të jemi të përmbajtur”, thonë disa nga anëtarët e KSHZ-së.

Ata thonë se në asnjë moment nuk është penguar puna e KSHZ-së dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale 2013, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko nuk ka caktuar asnjë seancë që do të diskutohej e për Listën Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button