De Biazi e Gashi: Duam fitore e jo barazim

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka deklaruar se skuadra e tij në duel me Portugalinë e Cristiano Ronaldos do të luajë për fitore.
Shqipëria dhe Portugalia përballen nesër mbrëma në “Elbasan Arena”, në kuadër të takimeve kualifikuese për Evropianin 2016.

Fillimisht foli sulmuesi i Baselit, Gashi, i cili vlerësoi kundërshtarin, por deklaroi se Shqipëria do të luajë për të marrë rezultat pozitiv.

“Shpresoj që të japim të gjithë më të mirën tonë, për të arritur një rezultat, që do të kënaqë tifozët dhe do të na japë një shtysë për një renditje sa më të mirë në eliminatoret e Kampionatit Europian. Lodhja fizike ndaj Danimarkës nuk do të ndikojë”- theksoi ai.

Tekniku italian në konferencën për media, në prag të sfidës së quajtur Portugalia beson se skuadra e tij nesër mbrëma do të ketë një natë të mirë.

“Ne nuk do të luajmë për barazim por për fitore”- ka thënë De Biasi. Kujtojmë se Shqipëria e kishte mundur Portugalinë në ndeshjen e parë në Lisbonë, me rezultat 0:1, me super golin e Bekim Balajt.

Lajme të ngjashme

Back to top button