Shkupi e Shkëndija i fitojnë kontrollueset

Duke shfrytëzuar pauzën e kampionatit vendor, disa nga ekipet vendore kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese. Të shtunën kanë luajtur FC Shkupi ndaj Vëllazërimit të Kërçovës, ndërsa sot Shkëndija e Tetovës ishte mysafire e Gostivarit.
Trajneri i FC Shkupi Zekirija Ramadani ndeshjen ndaj Vëllazërimit e kishte filluar me futbollistë të kombinuar, ata që në ndeshjet e fundit nuk kanë pasur mundësinë e paraqitjes.

Ramadani për këtë ndeshje kishte lënë të lirë portierin Suat Zendeli dhe futbollistët Ardian Nuhiu e Ersen Asani, ndërsa shkaku i angazhimit me reprezentacionin e Maqedonisë U-21, mungoi edhe Mevlan Murati.
Ndeshja përfundoi me një autogol të Valdet Osmanit, të cilin e goditi topi pas një krosimi standard nga Bujamin Asani. Osmani tentoi të pastrojë para portës, por topi përfundoi në rrjetë.

Gostivari - Shkëndija 1-4
Gostivari – Shkëndija 1-4

Ekipi i Shkëndijës i udhëhequr nga Shpëtim Duro ka dominuar për 90-të minuta, në fitoren bindëse 4:1 ndaj Gostivarit, me Besart Ibraimin në qendër të vëmendjes që kishte shënuar tre gola, ndërsa goli i katërt ishte vepër e kroatit Bojan Vruçina. Gostivari arriti të shënojë golin e nderit, në minutën e 89-të me anë të Marjan Bilbilovski. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button