Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, së shpejti në Dibër

“Festivali  Teatri shqiptar në Maqedoni,  edicioni i dymbëdhjetë  do  të fillojë kryesisht më datë 22 tetor dhe do të zgjasë deri më 27 tetor të këtij viti në qytetin e Dibrës”, deklaroi për Portalb drejtori i Festivalit të dramës shqipe, Ylber Nuredini.

Në këtë karvan kulturor do të marrin pjesë trupa teatrore nga  Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia ku janë selektuar 37 shfaqe, ndërkaq  nga këto shfaqe  do të përzgjidhen shfaqet  më të mirat që të jenë garuese në festivalin e dramës shqipe, shtoi Nuredini.
Sa i takon Ministrisë për kulturë, për këtë festival ka ndarë vetëm 500 mijë denarë , ndonëse  harxhimet e përgjithshme janë shumë më të mëdha  për këtë ngjarje kulturore ndërkombëtare, theksoi drejtori Nuredini.

 Ai më tej potencoi se ka shpresa që këtë festival ta përkrahë edhe pushteti vendor i Dibrës, meqë përherë ka dalë në ndihmë  gjatë edicioneve  të tjera , gjithashtu kanë ndihmuar edhe Qendra për kulturë dhe ndërmarrje të shumta private.

Edhe përkundër premtimeve të shumta që janë bërë nga skena e teatrit të Dibrës, nga ministra,  zëvendësministra, politikanë të shumtë  shqiptar  se Festivali do të jetë shtylla e kulturës dhe se do të përkrahet përherë nga Ministria e kulturës e  gjetkë , përsëri nis  “avazi i vjetër”  vetëm premtime boshe dhe gënjeshtra të kulluara.

Drejtori Nuredini së bashku me stafin e tij, kërkojnë derë më derë mjete financiare që Festivali  “Teatri shqiptar në Maqedoni” të mbijetojë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button