Turqit të fortë për Holandën (Video)

Turqia ka mposhtur me rezultat të thellë Holandën 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Europianin 2016.

Golin e parë për Turqinë e ka shënuar  Oğuzhan Özyakup në minutën e 8-të, pas asistimit të lojtarit të Barcelonës, Arda Turan, e ky i fundit shënoi edhe golin e dytë për Turqinë në minutën e 25-të.

Goditjen përfundimtare tulipanëve ia dha Burak Yilmaz në minutën e 86-të, duke  i komplikuar edhe më shumë gjërat për Holandën e cila nuk e ka të sigurt  kualifikimin për Euro 2016 në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button