Berat Buzhala mbron vajzën që rrahu shoqen e saj

Ishte i menjëhershëm reagimi i Berat Buzhalës, që njihet si një nga deputetët më aktiv në rrjetin social “Facebook”.
Ai në postimin e tij, ka një pikpamje tjetër për rastin shokant të maltretimit të një nxënëseje në Mitrovicë, nga “shoqet e saj”.

Më poshtë gjeni në original postimin e Buzhalës në Facebook, ku ai raportimin e mediave mbi këtë ngjarje e quan krim, ndërsa ngjarjen e cila është incizuar në prani të personave të tjerë që kanë qeshur e janë hingirisur me veprimet e asaj që tani më njihet si “Duda”, e quan vetëm një rrahje të thjeshtë.

“A ben bre edhe une vec nje mendim per tashme te ashtuquajturin rastin “Duda”. A e dini te gjithe ju qe tash po e kryeqezoni agresoren, pra Duden, se edhe kjo eshte femije? A e dini se tash Duda eshte viktimizu prej mediave dhe te gjithe juve? Tek e fundit, cfare dallimi ka nese nje vajze e rreh njeh vajze tjeter, prej rastit kur nje djale e rreh nje djale tjeter? Harrojeni videon qe po e shikoni, sepse duhet ta keni parasysh se nje femije po e rrah nje tjeter. Tash, pas ketij publicititeti qe i keni dhene, cka mendoni si ka me reagu edhe Duda, e edhe ajo tjetra? Keto jane dy te mitura, e njera ma barabe pak… Po besoj qe me shume krim po bejne mediat dhe portalet dhe FB se po e ‘demaskojne’ nje femije te dhunshem si Duda, se sa vet Duda qe e ka rreh nje shoqe te veten…”

Lajme të ngjashme

Back to top button