Shqiptarët e Maqedonisë si albanofobë të “Makedonisë”!

Në tekstet mësimore për shkollat e mesme dhe fillore  të Maqedonisë  albanofobia vazhdon të shfaqet përmes ngjalljes së formave të pastra të racizmit në librat shkollor duke i etiketuar shqiptarët si “shiptari”  dhe epitete të tjera ofendues të emrit shqiptar  dhe historinë tonë kombëtare . Të inspiruar nga enciklopedia e famshme sllavo-maqedonase  gjashtë vite më parë, grupe  përpiluesish sllavo-maqedonase dhe përkthyes të teksteve shkollore dhe lëndëve mësimore për librat e  gjeografisë dhe historisë në gjuhën shqipe vazhdojnë të botojnë tekste shpifëse dhe denigruese për shqiptarët.

Me  sensin racist  të vlerësimit të historisë dhe gjeografisë  dhe vendndodhjes dhe autoktonisë shqiptare në këto troje ata i konsiderojnë shqiptarët si kategori e dytë e qytetarëve. Enciklopedi kjo që nuk u hoq nga përdorimi, përkundrazi ajo vazhdon të jetë pikë reference e ndërgjegjes dhe krenarisë kombëtare maqedonase. Identifikimi i historisë dhe trashëgimisë popullore të sllavo-maqedonasve  me  atë të lashtë Iliro-maqedonase  si pasardhës i drejtpërdrejtë, është shembulli më i pështirë i tjetërsimit të një identiteti etnik  me një identitet dhe histori të rreme.

Për më tepër ,siç bëhet e ditur nga burime të shumta që tekste mësimore nga librat e gjeografisë dhe historisë janë mbushur përplot gënjeshtra dhe ofendime mbi historinë dhe të kaluarën shqiptare. Në këto tekste thuhet se shqiptarët qenkëshin maqedonas të islamizuar gjatë sundimit osman dhe së fundmi kishin mësuar gjuhën shqipen dhe ishin shqiptarizuar. Kjo është logjika e racizmit antishqiptar nga qarqet sllavo-maqedonase mbi historinë dhe identitetin shqiptar. Pa dashur të bëj historianin por po përmend enciklopedinë franceze QUID e vitit 2003 e cila për historinë e Maqedonisë thotë: «Maqedonia e themeluar në shekullin Vll para erës sonë nga mbreti Perdica; në të cilën kanë jetuar popuj indo-europian si; trakas, ilirë e shumë të tjerë. Në vitin 518 të Erës sonë fiset sllave si; Velegesit, Dragovitët, Smolinienet, Bersuitet, Strumianet, Sagudatet, etj dynden nga regjioni Denjeprit (mëma Rusi) dhe pushtojnë Ilirinë orientale nga malet e Sharrit deri në Selanik» .

Pra, para se të pushtojnë fiset sllave Ilirinë, ky vend ishte i banuar nga popullsi autoktonë gjë që përkon me paraardhësit tanë ilirë. Pasardhës direkt të ilirëve ashtu siç e njeh dhe shkenca e historisë jemi ne shqiptarët e sotëm. Të ndryshosh historinë e një populli duke e përvetësuar nga një komb tjetër për t’u dukur si ai është operacioni më i shëmtuar plastik që kanë mundur të bëjnë ndonjëherë doktorët e historisë nga kjo akademi. Nga njëra anë kemi një akademi të tërë që falsifikon historinë e kombit të tij dhe ofendon de shpif për bashkëqytetarët e saj të një kombi tjetër autokton dhe në anën tjetër kemi një ministër të arsimi si z. Ademi ,që ankohet se  ka kërkuar të ndryshohen tekstet shkollore për ato shpifje dhe ofendime raciste por, nuk ka gjetur akoma përgjigje nga qeveria ku ai  bën pjesë si ministër i arsimit përgjegjës i teksteve dhe mjeteve mësimore shkollore!

Vlen të theksohet  këtu një prononcim i kohës kur z. Ahmeti ,  deklaronte me tone gjoja nacionaliste pikërisht për enciklopedinë maqedonase se:” Marrëveshjen e armëpushimit pas MO e paskësh prishur zoti Bllazhe Ristevski, një ushtar i papërgjegjshëm…..” .

Vetë ekzistenca  e mëtejme e teksteve antishqiptare në librat e historisë dhe gjeografisë në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë flet qartë për patriotizmin dhe” qëndrimet nacionaliste “të DUI-dhe z. Ahmeti në qeverinë e koalicionit. Paradoksi qëndron në  vetë  qëndrimet e përfaqësuesve  tanë në qeveri dhe parlament ,ku partia shqiptare e cila që është  regjistruar me emrin e saj origjinal DUI ,nuk ka kundërshtuar as dhe  kushtëzuar qëndrimin e  mëtejmë në qeveri me  tërheqjen  e asaj paçavure enciklopedie antishqiptare.

DUI dhe integristët e saj deputetë nuk kanë  kërkuar  kurrë që akademikët maqedonas  dhe qeveria si sponsorizuese e saj, të kërkojnë falje dhe të tërheqin ato ndyrësira në adresë të shqiptarëve, për vet faktin se  kjo do të sillte përjashtimin e tyre nga koalicioni qeverisës , për pasojë do i privonte nga benefitet dhe përfitimet e tjera të pushteti.   DUI  e cila shqiptarëve u prezantohet si BDI, është kopja më e keqe e saj  e cila është  kryefajtorja për bllokimin dhe  pengmbajtjen e ecjes përpara të çështjes shqiptare si dhe për neglizhencën dhe anashkalimin e përgjegjësisë si anëtare e koalicionit qeverisës, për ta denoncuar atë monstër Enciklopedi si  të papranueshme dhe falsifikatore të historisë sonë kombëtare në Maqedoni.

Në të ardhmen shqiptarët s’kanë pse të shpresojnë më as të llogarisin  në matrapazë dhe kolltukofagë të tipit DUI ,por të zgjedhin bijtë më të mirë për t’i përfaqësuar ashtu siç e meritojnë .Koha punon për ne por në duhet të jemi me kohën.

E ardhmja qoftë me ne!

Lajme të ngjashme

Back to top button