Bardhi thirret nga Druloviq kundër Spanjës

Pas disfatës nga Luksemburgu, e para ndeshjes me Spanjës, seleksionuesi Lubinko Druloviq ka kërkuar katër futbollistë nga U-21. Enis Bardhi, Boban Nikollov, Gjoko Zajkov dhe Marjan Radeski janë emrat që do të jenë në listën kundër një nga reprezentacionet më të mira në Botë.

Që të katër futbollistët ishin pjesë e reprezentacionit U-21, që dje shënuan fitore ndaj Ukrainës, ndërsa Radeski ishte golashënues i vetëm në këtë ndeshje.

Sa i përket futbollistëve të tjerë nga ekipi i seniorëve, kundër Spanjës nuk do të kenë mundësi të luajnë Bedart Abdurahimi dhe Stefan Ristoski shkaku i kartonëve të verdhë, ndërsa Daniel Mojsov u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Luksemburgut. Ndeshja Maqedoni – Spanjë luhet të hën në stadiumin Arena “Filipi i Dytë” në orën 20:45. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button